Tirana sjell në ekip sulmuesin Spanjoll, Victor Fernandez

Tirana sjell në ekip sulmuesin Spanjoll

Shumë pak ditë nga nisja e kampionatit, Tirana ka bërë një hap të fundit në përforcimin e saj. Skuadra bardheblu ka sjellë në ekip një sulmues krahu, këto janë pikërisht disa hapa që ata janë duke hedhur në nisje të këtij kompeticioni. Pas një sezoni tepër të vështirë qëllimi I tyre është që në daljet e këtij sezoni të jenë shumë më shumë kompetitvë. Duke reformuar ekipin ata kanë më shumë shanse që të krijojnë një mundësi më të mirë në daljen e tyre.

Victor Fernandez Satue pritet të japë ndihmën e tij në këtë kampionat për të sjellë një ndryshim të nevojshëm në ekip. Lojtari I cili bashkohet me Superioren pas eksperiencave të ndryshme që ai ka pasur në kampionatin grek, rumun dhe atë qipriot. 27 vjecari I cili shërben në krahun e majtë të sulmit ka një mundësi për të sjellë një tjetër frymë në ekipin e kryeqytetit.

Tirana sjell në ekip sulmuesin Spanjoll
Tirana sjell në ekip sulmuesin Spanjoll

Më më shumë se 50 ndeshje të luajtura në kampionatin e Qipros ku ka përfaqësuar Enosis Neon Paralimniou dhe Nea Salamina Famagusta. Ka pasur një total prej 2619 minuta në fushën e lojës. Është periudhë e cila e vendos atë me serinë e shënimit të tre golave dhe gjashtë asise. Në një formë optimale ai bashkohet në një moment I cili është kritik për ekipin e Tiranës.

Fryma e re është tepër e nevojshme për ta dhe e kanë ndërmarrë një hap të tillë duke synuar mbritjen në ekip të lojtarëve me eksperiencë. Një përvojë e tij në disa kampionate me një konkurencë mjaft të madhe mund të shërbejnë padyshim si një shtysë për një përfaqësim më të mirë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.