Loja e kryeqytetasve nisi shumë herët me një gol të Kolës në minutën e 6 e cila hapi këtë sfidë duke I kaluar vendasit në avantazh. Me epërsi në rezultat ata nuk mundën që të mbanin fitoren për gjatë duke qenë se barazimi erdhi shumë më shpejt pas gjashtë minutash lojë, një aksioni Lacit I cili e gjeti portën me anë të Traore.
Pjesa e parë shkoi në një barazim 1-1, një sfidë e cila u përpoq të dominohej nga vendasit në 45 minutat e para por pa sukses, një rikthim në fushën e lojës sjell një Tiranë e cila ishte shumë më agresive dhe në kërkim të golit. Vetëm tetë minuta pas nisjes së ndeshjes ata mundën që të shënonin dhe të kalonin sfidën në avantazh, me dy gola të tjerë që vazhuan në minutën e 75 dhe përfundimtari I Ndrecës në minutën e 88. Kjo fitore e vendos përsëri Tiranën në zonën e rrezikut me shpresën për t’ia dalë më tej dhe të mundë të kalojë këtë situatë, Laci më tej shkon në një humbje, cka mund të cojë ekipin në një rrezikim për rënie nga kategoria në këtë sezon.
Skënderbeu në udhëtimin e tij më mesin e javës drej Elbasanit nuk mundi që të finalizojë dot serinë e dy fitoreve. Korcarët të motivuar për këtë sfidë nuk mundën që të shkonin më tej dhe të mund të realizonin një gol, gjithësesi fati qe me ta në një penallti të humbur prej Elbasanit në minutën e 77 nga Musta. Pavarësisht se me dhjetë lojtarë, vendasit nuk mundësn që ta përdorin këtë në avantazhin e tyre cka e bënë që sfida të mbyllej në një barazim. Korcarët ende rrezikojnë por shohin më shumë shpresë në përballjet në vazhdim.