Së fundmi klubi I kryeqytetit pas një seri të gjerë afrimesh ka mundur të firmosë dhe me drejtuesin e rri teknik. Vangjel Mile është zgjedhja për të drejtuar ekipin në këtë sezon dhe jo vetëm. Drejtuesit kanë përzgjedhur që qëndrimi I tij të jetë më I gjatë me një kontratë tre vjecare. Ka qenë klubi bardheblu ku përmes një postimi në rrjetet sociale e ka bërë të ditur këtë afrim
Klubi në sezonon që lamë pas nuk është se pati një eksperiencë të mirë. Lufta e tyre për mbijetesë u bë një normë për ta dhe shpesh u diskutuan për rënie. Në këtë sezon kërkesa e tyre është e qartë që të qëndrojnë më gjatë në këtë kampionat. Objektiv I vetëm mbetet një formë e mirë dhe të jenë pretendentë. Sigurtsht, që ekipi në këtë sezon kalimesh ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm sa I përket prurjeve të reja.

Përmirësim I cili ka ndodhur në këtë sezon I cili përfshin të gjitha hallkat e skuadrës cka tregon për një kërkesë të tyre. Mile në krye të skuadrës është vazhdimësia e këtij projekti që është duke u ndërmarë. Një kontratë me afat të gjatë tregon për një project të rëndësishëm që është duke u ndërtuar. Duke qenë njohës I akademisë së Tiranës nuk mund të përjashtohen dhe prurje të reja që I përkasin asaj.
Rikthimi I tyre duket se do të jetë I rëndësishëm dhe do të shënojë një vend të rëndësishëm në këtë sezon. I vlerësuar si një strategy I zoti Mile do të kërkojë që të zhvillojë një formë mjaft të mirë në ekipin bardheblu.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.