Sulmuesi I ri I Real Madrid, Endrick është shumë pranë largimit të tij nga ekipi mbretëror. Lyon pritet të jetë ekipi I tij I ardhshëm në këtë pjesë të dytë të sezonit. Marveshje e cila është arritur sipas mediave cka do finalizohet vetëm me firmosjen e saj. Real Madrid dhe Lyon kanë dakortësuar këtë kalim duke bërë të mundur angazhimin e lojtarit në Ligën e Parë.
Lyon e ka konsideruar këtë afrim mjaft të rëndësishëm dhe pritet të sjellë një rol mjaft të rëndësishëm për lojtarin në skuadër. Më shumë minuta për të ishte pikërisht ajo që Real nuk kishte mundur të garantonte për lojtarin e ri. Lojtari në këtë gjysmë të parë sezoni e cila është duke shkuar drejt fundit nuk pati aspak minuta të favorshme.

Shërbimi I tij ishte vetëm në një ndeshje nga 15 që zhvilloi Real Madrid. I vendosur në këtë situatë ai rrezikonte gjithashtu dhe një rol thuajse inekzistent në ekipin e tij kombëtar. Më shumë minuta në dispozicion e bëjnë që roli I tij të jetë I dukshëm në ekip duke e sjellë kështu si një opsion dhe angazhimin e tij në Kupën e Botës.
Edhe pse në Real ai ka pasur mjaft ambicie dhe besimin e duhur në ekip, nuk ka mundur të gjejë terenin e duhur në mesin e konkurencës mjaft të ashpër. Numëri nëntë ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm për karrierën e tij duke zgjedhur një largim nga ekipi madrilen. Kjo do e shtyjë më tej për të pasur hapësirë dhe evidentim të formës së tij.



