Jon Dahl Tomasson I cili është dhe drejtuesi teknik I kombëtares Suedeze ka refuzuar që të japë dorëheqjen e tij. Edhe pse presioni ka qenë mjaft I madh sa I përket largimit të tij nga ekipi ai nuk ka pranuar. Presioni I fundit ndaj tij erdhi pikërisht dje në humbjen e Suedisë përballë Kosovës. Dardanët të cilët ishin në udhëtim këtë herë arritën që me golin e Asllanit të mund të siguronin lehtësisht fitoren e tyre.
Fitore e cila ishte e dyfishtë për ta duke qenë se dhe në shtëpi mundën të merrnin një tre pikësh. Kjo ka bërë që Suedia në këto eleminatore të mund të sigurojë vetëm një pikë. Cka e bën shumë të pamundur ëndrrën e tyre për një kualfikim të mundshëm drejt Botërorit. Shpresat janë shuar për kombëtaren dhe shihet si një situatë pa rrugëzgjidhje. Cka I jep të drejtë mbështetësve që të kërkojnë dhe largimin e Tomasson.

I pyetur në lidhje me një largim të mundshëm të tij ai është shprehur se e gjitha është e rregulluar me një kontratë. Cka e vendos trajnerin në një situatë aspak të dyshimtë në qoftë se do të largohet apo jo. Tekniku ëstë treguar mjaft I qartë ku ka theksuar se qëndrimi I tij rregullohet me anë të një kontratë. Ku e ka bërë të qartë se do të vazhdojë të jetë në drejtim të kombëtares. Pavarësisht se është një masë e madhe mbështetësish dhe komentatorësh që kërkojnë largimin e tij. Largim I cili vjen pikërisht pas një humbje të përsëritur.



