Topi i Artë me një listë të re, Salah jashtë top 5

Topi i Artë me një listë të re, Salah jashtë top 5

Në cdo javë me kompeticione të rëndësishme vjen dhe një raportim në lidhje me ecurinë e secilit prej lojtarëve që janë të pozicionuar në krye të listës për të qenë pretendentë të këtij kompeticioni. Tashmë, azhornimet e fundit kanë cilësuar si më të favorshmin në këtë renditje Raphina, ylli i Brcelonës ka mundur të ketë një javë të rëndësishme me dy dalje në La Liga dhe Champions duke debutuar më së miri.

Raphina i ngjitur në vendin e parë e zbret nga froni Salah të Liverpool, ekipi i tij shënoi dy humbje në këtë javë të cilat janë një dëmtim i madh në magjinë që kish krijuar ekipi deri më tani. Në sfidën ku u skualifikua prej Champions League, u panë emocionet e Salah i cili nuk mund të shpëtonte më tej skuadrën për të vazhduar rrugëtimin. Në këtë formë Salah cilësohet i gjashti pretendent për të fituar Topin e Arte, një renditje jo e mirë pasi ai cilësohet dhe si lojtari i javës në Premier Ligë.

Në listë kryesinë e pason Mbappe i cili përfaqëson Real Madrid me një formë tepër të mirë në ekipi madrilen ku siguaruan rrugëtimin e mëtejshëm dhe luftojnë për kryesinë në vendin e dytë në La Liga pas Barcelonës.

Dominanca e Barcelonës në listë shtohet lërsëri në vendin e dytë ku ndodhet Yamal i cili është në përmirësim të vazhdueshëm, Barca është ekipi që deri më tani ka më shumë përfaqesues në listë për pretendentë të fitojnë Topin e Artë.

Lista me top 10 e pretendentëve të Topit të Artë

1.Raphinha (Barcelona)

2.Kylian Mbappe (Real Madrid)

3.Lamine Yamal (Barcelona)

4.Harry Kane (Bayern Munich)

5.Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain)

6.Mohamed Salah (Liverpool)

7.Pedri (Barcelona)

8.Robert Leëandoëski (Barcelona)

9.Vinicius Junior (Real Madrid)

10.Jude Bellingham (Real Madrid)