Një debat I cili ka lindur këto kohët e fundit ka qenë sa I përket lojtarit më të mirë në Chelsea. Ka qenë pikërisht një deklaratë e dhënë nga Ruben Neves I cili ka ngjallur më tej dyshime. Ai e ka cilësuar Fernando Torres si lojtarin më të mirë të Chelsea historikisht. Ish mesfushori I cili së fundmi ka luajtur në Arabinë Saudite, e ka konsideruar si më të mirin.
Torres I cili ka shënuar 45 gola në 172 daljet e tij me chelsea. Por, për të nuk janë vetëm golat e shënuar por dhe fryma që ai ka sjellë në ekip. Kontribut të madh sipas tij kishte padyshim dhe suksesi I tij në sezonin 2011/2012. Ishte pikërisht sezon në të cilin ai mundi të kontribuonte në fitoren e Ligës së Kampionëve dhe Kupën e Britanisë.

Torres I cili u tërhoq nga futbolli në 2019, ka sjellë një kontribut mjaft të vecantë në Chelsea.Neves vendosjen e tij në këtë renditje e bën duke pasur parasysh periudhën e tij të lojës. Dhe njëherësh suksesin që ka arritur ekipi nga loja e zhvilluar.
Ndër të tjera ai u ndal dhe në një dyshe rivalësh si Messi dhe Ronaldo. Ku I vlerësoi për kontributin në fushën e blertë dhe atë që kanë sjellë në lojën e futbollit. Duke u cilësuar të dy si të pakrahasueshëm dhe një përgjigje diplomate që I vlerëson për atë që kanë sjellë.