Trajneri I Besiktas vendimtar për qëndrimin e Mucit në ekip

Trajneri I Besiktas vendimtar për qëndrimin e Mucit në ekip

Ernest Muci, I cili është duke debutuar në ekipin turk të Besiktas ka bërë një performancë tepër të mirë. Sulmuesi shqiptar ka mundur që në këtë sezon në ekipin e tij të jetë jashtë mase prezent. Kjo e ka shndëruar atë në një lojtar kyc në ekip duke shënuar shtatë gola dhe 3 asise. Janë plot 33 ndeshje që ai është angazhuar duke e shndëruar në një ndër lojtarët më në zë në kampionatin turk.

Së fundmi Muci ka shënuar në dy ndeshjet e Superligës dhe ka bërë dhe një realzimin në KUpën e Turqisë. Goli I Mucit nuk pati mundësi që të ndihmonte ekipin në gjysmëfinale. Ole Gunnar Solskjaer ka shprehur interesin e prerë që sulmuesi të jetë pjesë e ekipit. Kjo formë e tij nuk kishte se të mos binte në sy të shumë ekipeve europiane. Në media qarkullonte lajmi se ky do të jetë viti I tij I fundit në Turqi. Por, insistimi I trajnerit mund të bëjë një rinovim të kontratës për Mucin deri në 2027.

Trajneri I Besiktas vendimtar për qëndrimin e Mucit në ekip
Trajneri I Besiktas vendimtar për qëndrimin e Mucit në ekip

Lojtari I kombëtares është transferuar në shkurt të 2023 në Besiktas. Më herët ai kishte luajtur për Legia Varshava dhe transferimi I tij kushtoi 10 milion euro për turqit. Ardhja e hollandezit në ekip bën që ai të ketë më shumë minuta në fushën e lojës. të tregojë formën dhe mundësitë që ka si sulmues. Në kombëtare ai gjithashtu e ka gjetur shumë mirë veten dhe pse me minuta të kufizuara. Në ekipin e Besiktas ai nuk është lojtari I vetëm shqiptar duke qenë se luan së bashku me Milot Rashicën.