Manchester United në këtë sezon dhe pse ka pasur një seri largimesh ka mundur të ketë dhe afrime. Janë pikërisht këto lëvizje të ekipit I cili nuk ka nguruar që të ketë investime në ekip. Është kjo merkato që kërkon ta kthejë ekipin pas një dështimi në këtë sezon në majën e këtij kampionati. Është pikërisht një marveshje që kanë arritur së fundmi me transferimin e Brayan Mbeumo. Lojtari I cili lunate për Brentford tashmë është bërë pjesë e djajve me një klauzolë lirimi prej 75 milion euro.
Sulmuesi I cili pati një sezon mjaft të mirë tashmë është vendosur në United. Kamerunasi pati një formë fantastike ku ishte dhe kontribues në skuadër me serinë e 20 golave të realizuar. Kalimi I tij në United ishte në listën e lojtarëve që kanë pasur transferimin më të shtrenjtë. Ai është cilësuar si një ndër blerjet më të kushtueshme për United dhe ka të njejtën nivel me Dimaria në transferimin e tij nga Real Madrid në 2014.

Ky, kalim na kujtoj gjithashtu dhe një listë me 10 transferimet më të shtrenjta që ka pasur klubi I djajve.
Paul Pogba kalim nga Juventus për 105 milionë €
Antony kalim nga Ajax për 95 milionë €
Harry Maguire kalim nga Leicester për 87 milionë €
Jadon Sancho kalim nga Borussia Dortmund për 85 milionë €
Romelu Lukaku kalim nga Everton për 84.7 milionë €
Rasmus Hojlund kalim nga Atalanta për 84 milionë €
Angel Di Maria kalim nga Real Madrid për 75 milionë €
Bryan Mbeumo kalim nga Brentford për 75 milionë €
Matheus Cunha kalim nga Ëolverhampton për 74.2 milionë €
Casemiro kalim nga Real Madrid për 70.65 milionë €