Ardon Jashari dhe pse një ndër emërat më të përfolur në këtë sezon kalimesh ende nuk ka mundur të finalizojë kalimin e tij. Milan I cili ishte një ndër pretendentët kryesorë e ka cmuar më së shumti mesfushrin shqiptar. I vendosur përballë një forme mjaft të mirë të treguar prej tij janë pikërisht drejtuesit që kërkojnë me cdo kusht transferimin e tij. Mirëpo, nuk ka qenë një lëvizje e lehtë përballë Clube Brugge.
Edhe pse ofertat zyrtare kanë mbritur nga Milan në klubin belg, ata nuk I kanë konsideruar në lartësinë e duhur. Është pikërisht një lëvizje që I jep mundësi klubit të ketë mundësi të njihet me të gjitha ofertat e tjera. Deri më tani është dhe një ofertë nga klubi arab I Neom, me një vlerë prej 42 milion euro. Mesa duket është pikërisht një shumë që mund të konsiderohet e prekshme dhe e favorshme prej belgve.

Bayer Leverkusen dhe Chelsea janë dy ekipe që janë interesuar për futbollistin e rri duke e vlerësuar dhe e konsideruar si një prurje të duhur. Leverkusen pas një seri largimesh është duke bërë një ristrukturim të ekipit. Ndërsa në krahun tjetër është Chelsea e cila e kërkon të jetë pjesë e bluve të londrës.
Transferim I cili nuk pritet të jetë I thjeshtë duke qenë se janë pikërisht përballë ekipe që e kanë potencialin për të pasur lojtarin e rri. Milan dhe pse ende është optimist për këtë afrim ende nuk e ka pranuar se në përballje me ekipe të madha mund të hasë më shumë vështirësi në vijim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.