Transferimi I Mickey van de Ven, prioritet I Real Madrid

Transferimi I Mickey van de Ven, prioritet I Real Madrid

Mickey van de Ven është konsideruar si një ndër shtyllat kryesore të Tottenham. Vazhdimi I tij afatgjatë është bërë një ndër përparësitë më të rëndësishme për klubin anglez. Qëndërmbrojtësi me një formë mjaft të mirë nuk ka si të mos jetë vendosur në lupën e shumë ekipeve të tjera europiane. Real Madrid është një prej tyre I cili e ka konsideruar këtë afrim si të duhurin për të vazhduar më tej qëndrimin kërkues.

Suksesi I Tottenham I siguruar një sezon më herët nuk kishte si të mos mbante emërin e tij. Lojtari ishte një prej tyre I cili ndikoi më së shumti në suksesin e skuadrës. Qëndrueshmëria e tij dha më shumë siguri për mbrojtjen dhe shërbimin e vazhdueshëm në ekip. 24 vjecari dhe në këtë sezon është duke u hasur me një formë mjaft të mirë. Ai ka mundur të zhvillojë 13 ndeshje ndër të cilat dhe ka shënuar pesë gola.

Transferimi I Mickey van de Ven, prioritet I Real Madrid
Transferimi I Mickey van de Ven, prioritet I Real Madrid

Kontributi I tij jo vetëm në zonën defensive por njëherësh dhe pjesë e sulmit e bën që të jetë tepër I preferuar nga shumë klube të ndryshme. Po ashtu roli I tij në ekipin e Thomas Frank është bërë I pazvendësueshëm. Njëherësh është cilësuar si një prej lojtarëve që do të duhet të kenë një qëndrim shumë më afatgjatë në ekip.

Klubi londinez duket se ka vendosur një shifër prej 100 milion euro për shërbimin e tij. Shumë e cila do të mund të reflektojë në ndikimin e tij në skuadër. Madrilenët janë duke shpresuar për të siguruar një shërbim të tillë.