Tre emëra që Milan është duke i konsideruar

Tre emëra që Milan është duke i konsideruar

Milan është vazhdimisht duke kërkuar për të sjellë ndryshime në ekip. Tashmë, ata janë duke vendosur që kërkojnë trenasferimin e një sulmuesi. Në rrjetën e tyre është vendosur se tre janë pretendentët për të qenë pjesë e skuadrës. Victor Boniface, Nicolas Jackson, Tolu Arokodare.

Igli Tare është duke e konsideruar si një opsion mjaft të mire transferimin e Boniface. 24 vjecari është cilësuar si një opsion i mundshëm për ekipin duke qenë se është në formë të mirë dhe një cmim që konsiderohet i lirë nga skuadra.

Qëndrimi i tij është i lidhur me Bayer Lverkusen. Gjermanët të cilët e mbajnë të lidhur me një kontratë deri në 2028, janë të gatshëm të kërkojnë një shumë të majme për sulmuesin. Forma e tij ka qenë mjaft e mirë në këtë sezon ku ka mundur të shënojë 11 gola dhe ka qenë preznet në 27 ndeshje të luajtura. Por, ndikuese në një mungesë të tij në fushë ka pasur pafyshim një dëmtim i tij në nëntor 2024. Duket se rikuperimi i tij tashmë është realizuar ku është i gatshëm për fushën e lojës.

Tre emëra që Milan është duke i konsideruar
Tre emëra që Milan është duke i konsideruar

Milan, nuk është përqëndruar vetëm në këtë afrim duke qenë se ka konsoderuar dhe afrimin e Jackson, i cili luan me Chelsea. Klubi anglez e ka përfshirë atë në listën e lojtarëve që largohen këtë verë. Tare, është duke ndjekur me interes gjithashtu dhe afrimin e Arokodare. Lojtari i cili ka rënë në sy dhe të Napolit në këtë afrim.