Arsenal në planet e tij në këtë seon kalimesh ka disa largime që konsiderohen të rëndësishme. Fabio Vieira, Oleksandr Zinchenko dhe Reiss Nelson janë pikërisht tre prej emërave të cilët poz dikutohen më shpesh për largim. Fillimisht, Vieira është në përfundim të periudhës së tij të qëndrimit në Arsenal. Topcinjtë e londrës e përfundojnë periudhën e huazimit nga Porto dhe nuk e konsiderojnë një mundësi qëndrimin e tij në skuadër.
Mesfushori 25 vjecar duket se nuk ka gjetur ekipin e duhur për të prezantuar më të mirën në forma e tij. Por, fati I tij larg londrës nuk do të jetë I vetëm. Pasi është duke u theksuar se do të ketë dhe dy largime të tjera të rëndësishme nga skuadra. Zinchenkon dhe Nelsonin janë dy emra të tjerë që konsiderohen si mundësi për t’u larguar. Arka e Arsenalit do të mbushet me 25 milion euro nëse ata mund të realizojnë transferimin e kësaj dysheje.

Me këtë shitje ekipi synon që të krijojë një skuadër e cila do të jetë shumë më kompetitve dhe të përfshijë hyrje të reja. Në listën e tyre është vendosur Goes I Real Madrid. Nëse nuk mund të arrojnë të transferojnë atë ata janë duke synuar dhe për Eberechi Eze. Periudhë e cila konisderohet si mjaft intensive në klub pasi është duke bërë lëvizje të rëndësishme. Në këtë periudhë ata kanë përfshirë në largim dhe Takehiro Tomiyasu. Mbrojtësi nuk do të jetë më pjesë e tyre pas ndërprejes së kontratës nga ana e klubit. Qëllimi është të risjellin një formë shumë më të mirë në total.