Real Madrid pritet që gjatë afatit kalimtar të Janarit të jetë mjaft aktiv. Ekipi pritet të ketë një listë me futbollistë të cilët pritet të jenë jashtë skuadrës. Media të ndryshme spanjolle e kanë konsideruar se tashmë Alonso e ka të gatshme një listë të tyre që do të jenë jashtë ekipi. Ndër to është Rodrigo. Braziliani është duke kryesuar këtë listë sa I përket transferimeve.
Sulmuesi anësor ka pasur një rol mjaft episodik në daljet e tij. kjo ka bërë që ai të jetë mjaft I pakënqur me minutat pakta. Me një vlerë kartoni prej 80 milion euro e ardhmja e tij duket se është mjaft e paqartë. Dhe pse në kërkim të tij gjatë sezoneve të kaluara ka pasur mjaft ekipe të ndryshme që kanë kërkuar shërbimin.

Reali dhe gjatë asaj periudhe ishte interesuar për ofertat por ka qenë vetë lojtari që kërkoi qëndrimin në klub. Dani Ceballos është një tjetër lojtar në ndjekje të sulmuesit. Po ashtu në këtë listë është bashkuar dhe Fran Garcia. Që të dy lojtarët kanë pasur shumë pak minuta në dispozicion dhe shihet se nuk janë aspak në planet që Alonso ka në ekip.
Në këtë sezon kanë qenë mjaft të pakta minutat në dispozicion të dy lojtarëve. Garcia ka mundur të sigurojë vetë, 356 miuta. Ndërsa për Ceballos ka pasur 493 minuta, të vendosur përballë këtyre fakteve shihet se do të jenë larg ekipit në të ardhmen.



