Barcelona në ditën e djeshme në javën e 35 të La Ligës ka mundur të sigurojë një tjetër fitore të rëndësishëme. Katalunasit vinin prej një humbje në mesin e javës ndaj Inter. Ëndërra e tyre për në UEFA Champions League u ndërpre në finale. Kjo e bën që lufta e tyre të jetë e përqëndruar në La Liga. Edhe pse me një titull të fituar në këtë sezon ata arritën më së miri në Kupën e Mbretit të triumfonin. Përballja e tyre ishte me Real Madrid, një sfidë ku pati mjaftueshëm emocion dhe një lojë të bukur.
Ishin pikërisht madrilentë që e nisën mjaft mirë lojën e tyre në këtë takim. Një penallti e akorduar që prej minutave të para të lojës e ndihmoi më shumë ekipin që të diferencohej. Loja e tyre u zhvillua pas golit të Kylian Mbappe në epërsinë e një goli. Një lojë e cila shkoi në avantazh pikërisht prej tyre në minutën e 14. Mbappe ishte ai I cili bëri të mundur gjithashtu realizimin dhe të golit të dytë të kësaj sfide. Avantazh I cili tregoi se do të jetë një sfidë e lehtë për Real në vazhdim.

Erik Gracian u kujdes në minutën e 19 që të realizojë një gol të rendësishëm për vendasit. Kjo e coi erpërisnë e ekipit të tyre në një gol, duke I cuar shifart në 2-1. Yamal një ndër yjet e ekipit besohej se do të shënonte në këtë sfidë. Në minutën e 32 ai arriti që të shënojë golin e barazimit. Vetëm pas dy minutash nga goli, Raphinha u kujdes që të shënonte kështu dhe golin e epërsisë për ekipin katalanas. Gol jetër përpara se të mbyllej sfida erdhi përsëri nga Barcelona. Ferran Tores u kujdes që të shënonte duke e cuar shifrën në katër gola për barcelonën.
Pjesa e dytë kishte më pak raste në të dy kampet. Madje erdhi dhe vetëm me një gol, Vinicius JR arriti të shënojë në minutën e 70. 4-3 ishte rezultati I ndeshjes deri në mbylljen e sa.