Tre golashënuesit më të mirë në europë, jashtë renditjes

Tre golashënuesit më të mirë në europë, jashtë renditjes

Ceremonia e ndarjes së cmimit të topit të artë, shpesh është shndëruar në një prej eventeve më të përfolur. Jo vetëm për shkak të rëndësisë që përcjell ky organizim por njëherësh dhe për shkak se ka gjithmone pakënaqësi sa i përket renditjes. Shpejt pas nisjes u panë dhe renditjet e lojtarëve.

Vinicius Jr i cili në sezonin e kaluar ishte një ndër pretendentët, këtë herë në rankimin e tij u vendos në vendin e 16. Po ashtu dhe disa nga golashënuesit më të mirë në europë u vendosën jashtë dhjetë më të mirëve, në këtë renditje. Kjo ngjalli dyshime të shumta dhe një reagim në rrjetet e ndryshme sportive sa i përket vendosjes së tyre.

Tre golashënuesit më të mirë në europë, jashtë renditjes
Tre golashënuesit më të mirë në europë, jashtë renditjes

Viktor Gyokers i cili shënoi 39 gola me Sporting Lisbonën mbeti në vendin e 15. Harry Kane një tjetër golashënues i rëndësishëm i vendos jashtë këtij klasifikimi me 26 gola të shënuar. Vendi i 13 ishte përcaktuar për të dhe pse me një ndikim mjaft të madh në golat e shënuar oër Bayern Munich.

Robert Levandovski i cili në këtë sezon me Barcelonën ka mundur të shënojë 27 gola u gjend në vendin e 17. Treshe e cila ka dhënë një formë mjaft të mirë dhe përkthyer në rezultat janë vendosur jashtë dhjetëshes në këtë edicion.

Dyshime janë pikërisht duke qenë se kjo treshe është pretendente për Këpucën e Artë europiane 2025, cmim që i përket golashënuesit më të mirë. Por, mesa duket ky organizim do të ketë gjithnjë polemika sa i përket se cili do të duhet të ishte pretendent për fitore.