PSG dhe pse pas një suksesi të jashtëzakonshëm në sezonin e shkuar, ende është duke punuar për të sjellë një formë më të mirë. Drejtuesit kërkojnë të forcojnë më tej ekipin e tyre dhe janë në kërkim të pikërisht tre prurjeve që do të shërbejnë në ekip. Janë tre pozicione që shihen pikërisht si kërkesat që Luis Enrique ka për të sjellë një skuadër të kompletuar.
Në këtë sezon vere ndryshe nga të kaluarit, ata u trguan shumë më të tërhequr dhe nuk kërkuan të ndryshonin ekipin. Dhe pse bërthama e saj u pa e pandryshueshme tërësisht. Me 100 milion euro ata synuan vetëm dy afrime cka tregon për sigurinë e tyre në investime. Lucas Chevalier i cili do të shërbejë në portë dhe Ilya Zabarnyi ishin prurjet që do të shërbejnë më tej në ekip. Por, drejtuesit janë të bindur se ende nuk ka ardhur një formë e duhur e ekipit. Duke diktuar se ka ende vend për përmirësim në skuadër.

Në tre pozita kyce mendohet se do të jetë lëvizja e tyre gjatë merkatos së dimrit. Prurje që do të vendosin më tej ekipin në qëllimin e tyre për të qenë konkurues në vazhdim.
Si objektiv kryesor i tyre është cilësuar një anësor i djathtë, por me këmbë të majtë. Një profil i cili nuk është se gjendet shpesh dhe është i rrallë për atë që paraqet. Mesfusha dhe mbrojtja janë pikërisht dy kërkesat e tjera që skautët janë duke punuar për të afruar në ekip. Deri më tani nuk shihet asnjë emër si pretendent për këtë afrim.



