Ruben Amorim mbetet ende I paqartë ende nëse do të jetë në vzhdim pjesë e ekipit të kuq apo jo. Por, ekipi është duke vazhduar punën normalisht duke menduar dhe përforcimet e mundshme që mund të vijnë në sezonin e afrimeve. Qëllimi I tyre është të sjellin një ekip I cili do të jetë shumë më I fortë dhe konkurues.
Problemet e tanishme nuk e kanë ndalur aspak rritimin e tyre të kërkimit, madje shërben si periudhë ku ata do të duhet të bëjnë lëvizjen. Drejtuesit e kanë vendosur si qëllimin e tyre kryesor nënshkrimin me një mesfushor qëndror. Do të jetë pikërisht afrim që mund të shërbejë për një rimëkëmbje dhe plotësim të nevojshëm në boshllëkun e skuadrës.

Edhe pse vijnë nga një sezon ku ishin të pranishëm në Europa League, në këtë dalje ata nuk kanë mundur të sigurojnë një vend. Ekipi ende nuk ka gjetur stabilitetin e brendshëm, ndaj dhe afrimet konsiderohen jetike për klubin. Mediat angleze bëjnë me dije se do të jenë pikërisht, Elliot Anderson lojtar I Nottingham Forest si një prej prurjeve në ekip.
Opsion tjetër është vlerësuar dhe Carlos Baleba I cili luan për Brighton. Dhe pse vlera e tij konsiderohet si tepër e lartë për këtë afrim. Duke qenë se është vendosur një cmim prej 100 milion euro për shërbimin e tij. Adam Wharton I Crystal Palace është vendosur në listën e tyre të dëshirave. Ekipi është I ndjekur dhe nga një pengesë tjetër e cila ka të bëjë me qëndrimin e Ruben në stolin drejtues.



