Trent, Real skuadra që kam dashur gjithmonë

Trent, Real skuadra që kam dashur gjithmonë

Trent Alexander Arnold zhvilloi takimin e tij të parë me fanellën e Real Madrid. Në ndeshjen e parë ai nuk mund të sillte fat për klubin por dha një lojë mjaft të mirë në fushën e blertë. Ndeshje e cila ishte e vlefshme për Kupën e Botës për Klube, ku përballë Al Hilal mundi të sigurojë një barazim.

Në deklaratën e tij dhënë për mediat ai e cilësoi si një barazim i cili ishte zhgënjyes. Trent e sheh të rëndësishëm mentalitetin në fushën e lojës dhe e vlerëson të gjithë lojën që zhvilloi Real Madrid. Ndër të tjera ai e theksoi se ishte një ditë e rëndësishme për të duke qenë se arriti të relizojë një ndër objektivat e tij në karrierë. Loja në Real është një ndër gjerat që kishte dëshiruar prej kohësh.

Trent, Real skuadra që kam dashur gjithmonë
Trent, Real skuadra që kam dashur gjithmonë

Minutat e lojës ishin mjaft të frytshme për të, duke u vlerësuar se kishte një paraqitje mjaft të mirë. Ku kishte treguar shpesh një mbrojtje mjaft aktive. Por, nuk ishte i vetëmi kontribut në fushën e lojës ku kishte siguruar gjithashtu dhe një lojë për ndërtimin e aksioneve. Kishte tentuar shpesh gjatë lojës që të shtynte më tej atë.

Ishte pikërisht një prej aksioneve që ai nisi në krah i cili rezultoi dhe goli i vetëm i Real në këtë ndeshje. Në ndeshjen e tij të parë me Real dhe pse pa një rezultat pozitiv arriti të shënojë një pikë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e tij në klubin e Los Blancos. Trent pritet të shënojë një hap të rëndësishëm këtu.