Trent, shndërohet në mbrojtësin më të paguar në botë

Trent, shndërohet në mbrojtësin më të paguar në botë

Trent Alexander-Arnold, ka refuzuar qëndrimin e tij në Liverpool. Ai nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën e tij me klubin e kuq. Një sezon fantastik atje ku dha kontributin e tij në shpalljen kampion të ekipit të Liverpool. Por, mesa duket nuk është mjaftueshëm për mbrojtësin e majtë. Ai kërkon që në sezonin e ardhshëm të ketë një sfidë në një tjetër kampionat. për këtë arsye ai ka pranuar ofertën e bërë prej Real Madrid.

Prej kohësh Real ka kërkuar që të ketë një përmirësim të vazhdueshëm të ekipit në sezonin e ardhshëm. Kjo sepse do të shoqërohet gjithashtu dhe me ndryshimin e drejtuesit teknik. Por , në qëllim të tyre ka qenë padyshim dhe transferimi I një mbrojtësi të majtë. Reparti I mbrojtjes nuk ka qenë në nivelin e duhur. Kjo e bën që dhe transferimi I tij të ishte tepër I nevojshëm.

Trent, shndërohet në mbrojtësin më të paguar në botë
Trent, shndërohet në mbrojtësin më të paguar në botë

Synimi I tyre ishte Trent, I cili është cilësuar si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Transferta e tij në klubin madrilen e shndëron atë gjithashtu në një prej mbrojtësve më të paguar në botë. Ai do të përfitojë rreth 400 mijë euro në javë, e cila mendohet të jetë dhe arsyeja pse ai zgjodhi.

Lojtari ka pasur një seri kërkesash por mesa duket ka qenë vetë zgjedhja e tij që të afrohet me Real Madrid. PSG ka qenë gjithashtu në interes për t’u afruar rreth tij por kjo nuk është realizuar për shkak të dëshirës së tij. Trent tashmë nis një eksperiencë të re në klubin e La Ligës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.