Triumfi I Inter e vendos përballë Bayern në cerekfinale

Triumfi I Inter e vendos përballë Bayern në cerekfinale

Inter arriti të fitojë sfidën e saj përballë Feyenoord, duke ndërprerë rrugëtimin e ekipit holandez të cilët skualifikuan Milan nga Champions Ligë.  Me një përballje e cila përfundoi 2-1 në shtëpi, Inter krijon kështu mundësinë që të jetë pjesë e cerekfinalëve me një rezultat të përgjithshëm 4-1. Me të gjithë angazhimin e holandezëve për të triumfuar në këtë sfidë ata u gjendën përballë një pengese e cila ishte e vështirë të kalohej, pavarësisht se guxuan në lojën e tyre.

Sfida nisi shumë shpejt, ishte Inter I cili në minutën e tetë arriti që të shënojë me Thuram, flaë një asistimi të Agustos cka e con ekipin në një tjetër mundësi për të qenë fitues të sfidës. Por, kjo epërsi nuk zgjati më shumë duke qenë se në minutat e fundit të pjesës së parë Feyenood mundi që të barazojë shifrat, një goditje e saktë e Moder nga pika e njëmbëdhjetë metërshit për të cuar shifrën 1-1.

Pjesa e dytë nisi po aq shpejt me një gol të shënuar në minutën e 51 nga Calhangolu I dha mundësi Interit që të kalonte përsëri në epërsi, një gol I realizuar nga penalltia. Loja u pa tërësisht e dominuar prej Italianëve të cilëve ju sigurua një seri aksionesh por që nuk mund të finalizonin me golin e tyre. Gjithësesi, me një fazë të rëndësishme të kaluar ata do të duhet të shkojnë në përgatitje ndaj një ekipi të madh që do të ndeshjen në cerekfinale, një sfidë përballë Bayern Munich I cili vjen pas skualifikimit të një tjetër gjermani Leverkusen. Një sfidë tepër interesante pritet të jetë kjo mes dyshes.