Teuta e cila në shtëpi priti Vorën në javën e tretë, arriti të sigurojë vetëm një fitore. Pushimi kombëtar nuk është se shërbeu për durrsakët në sigurimin e një rezultati më të favorshëm për ta. Në një takim I cili pati mjaft rritëm dhe një lojë mjaft interesante. Aksioni nisi shpejt, në minutën e 17 Fadairo arriti të kishte një rast mjaft të mirë por që u ndal nga Ruci.
Durrsakët në shtëpi duket se kishin më shumë siguri, kjo u vu re dhe në lojën që ata u përpoqën të sillinin. Aksione të shumta dhe kaluan në epërsi përmes një gjuajtje të Vidal Zhongo. Zhongo I cili tenton të gjuajë me kokë topin nuk arrin t’ia dalë përballë tentativës së Shehit I cili e prek topin. Në këtë rast Teuta shkon në avantazh përmes një autogoli.

Vora e cila në pjesën e dytë dukej se ishte shumë më kërkuese. Ekipi kërkoi që të barazojë shifrat dhe e kërkuan gjatë pjesës së dytë. Në minutën e 76 ata mund të siguronin golin e barazimit përmes kapitenit të tyrem Xhuljo Tabaku. Goli I shënuar me kokë solli më tej dhe barazimin e shifrave. Edhe pse prej minutës së 79, Vora përfundoi me dhjetë lojtarë ata mundën që të ruanin balancat dhe të ruanin rezultatin.
Barazimi për Vorën si një ekip I cili sapo është promovuar tregoi për një ekip I cili do të kërkojë të jetë tepër prezent në këtë sezon. Po ashtu dhe Teuta tregoi një lojë mjaft të mirë dhe kërkuese. Të dy ekipet shihen si konkuruese në këtë sezon të rri.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.