Arda Turan, ish futbollit I Barcelonës ka lavdëruar më tej Lionel Messin. Lojtari ka theksuar se ka qenë pikërisht forma e tij në fushë që ka pasur një diktim në ndryshimin e futbollit. Lojtari ka ndryshuar qasjen se si do të duhet të kishte një ekip sa I përket mbrojtjes. Në një intervistë të dhënë ai ka theksuar se ndikimi I tij ka qenë mjaft I madh dhe tepër revolucionar.
Ndër të tjera ai ka theksuar se loja e Messit I detyronte tekikët që të vendosnin një mbrojtje 9 kundër 10. Ndërsa nëse do të jetë për lojtarët e tjerë si Mbappe, Neymar mbrojtja do të ishte shtatë kundër 10. Mesa duket ishte pikërisht kjo qasje e cila solli më tej një ndryshim të plotë se si ishte qasja më herët. Lojtari ka mundur për shkak të asaj që ka treguar në fushën e lojës të shfaqet tepër kërcënues për kundërshtarët e tij.

Turan ka theksuar dhe ndikimin e tij në mbrojtjen e ekipit. Sipas tij, Messi është në llojin e lojtarëve të cilët e ndryshojnë ekipin. Edhe pse sipas tij në rolin mbrojtjes së ekipit do të duhet të jenë të pranishëm të gjithë lojtarët. Sipas tij, mjaftonte prezenca e Messit në skuadër që të mbante më tej në ekulibër taktik të gjithë skuadrën.
Prezenca e Messit sipas tij ishte lehtësisht e ndjeshme, pavarësisht kontributit që ai mund të jepte. Edhe nëse do të zgjidhte thjeshtë të ecte atje do të ishte mjaftueshëm për pjesën tjetër të ekipit. Tashmë, Messi është duke kaluar një tjetër periudhë të mirë në karrierën e tij pjesë e Inter Miami.



