Turqia ka mundur të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme e cila është dhe e pesta radhazi në fazën e grupeve. Në Eruobasket pjesë e Grupit A ata arritën të mposhtin Serbinë me një rezultat 95:90. Është një fitore që e vendos shumë më të qartë ekipin Turk për të siguruar një pasqyrë më të qartë në vazhdim. Ndërsa për ekipin Serb duke e vendosur atë në vendin e dytë të grupit.
Në këtë mëbyrë për Serbët do të jetë shumë më e vështirë duke qenë se janë pjesë e eleminimit direkt. Përballë tyre do të jetë Finlanda, krahu tjetër do të sjellë një përballje mes Turqisë dhe Suedisë. Duket se për ekipin Turk mund të jetë një përballje shumë më e thjeshtë duke qenë se Suedia ka mundur të sigurojë vetëm një fitore në fazën e grupeve.

Ekipi Truk në nisje të kësaj loje ishte pjesë e një nisje mjaft të mirë ku ata u rikthyen në një formë mjaft të mirë. Gjatë pushimit skuadra Serbe shkoi me një avantazh 49:46 duke sjellë një përballje e cila ishte më e fortë dhe ende e pavendosur. Dhjetë minutat e fundit të lojës sollën vetëm një pikë diferencë për Turqinë duke pasur 74 pikë kundrejt 73 për serbët. Në fitoren e ekipit dhanë një kontribut të rëndësishëm dhe dy lojtarë me origjinë shqiptare. Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu të cilët arritën të shënonin kështu një seri pikësh. Një fitore e cila konfirmon rrugëtimin e Turqisë e cila shkon në fazën e eleminit direkt.