Sporti, është një nocion jo vetëm argëtimi por dhe bashkimi, uniteti dhe në ndeshjet kombëtare kjo është një gjë që vërehet më së shumti. Zhvillimi I ngjarjeve sportive nuk mund të ndahet nga e klauara e një kombi dhe nga zhvillimet e ndryshme socio-politike në të. Ndaj regullatori UEFA duke marrë parasysh të gjitha faktet që lidhen me një komb si në aspektin politik por dhe e shkuara e tij ka bërë të mundur që të ndalojë që të zhvillohen një seri përballjesh, përballje të cilat pritet të shoqërohen sipas tyre me një përshkallëzim të dhunës dhe është ndërmarë vendim që të mos ketë të tilla.
Të luash në fushën e lojës është një përgjegjësi për përfaqësuesit e kombëtares dhe mbrojtja e saj është e ngjashme me atë të atdheut, një paralelizëm I ngjashëm ndodhi në përballje e Shipërisë me Serbinë ku cënimi I flamurit kombëtar solli një përleshje mes lojtarëve duke e ndaluar ndeshjen. Por në listën e zezë të UEFAs kjo përballje nuk është e ndaluar pavarësisht ngarkesës që mund të parqesë kjo ndeshje duke cilësuar shipërinë si një shte të diferencuar ata ndalojnë vetëm përballjen mes Kosovës dhe Serbisë. Kujtojmë, se dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve të kosovës gjatë regjimit Serb ka qenë e pa imagjinueshme ndaj është ndërmarrë një masë e tillë.

Në lsitën e kosovës ështe dhe Bosnja për shkak të etnitetit të saj nuk mund të ndeshet me Kosovën, ku gjithashtu ata nuk e njohin dhe shtetin e Kosovës si të pavarur. Njëherësh nuk mund të ndeshet Rusia me Ukrainën për shkak të pushtimit të saj, gjithashtu Bjellorusia me Ukrainën për shkak të qëndrimit të saj në luftën pro ruse. UEFA ka përpiluar një listë e cila mbështetet në uljen e veprimeve të dhunshme në këto përballje.