Futboll i hijshëm duke respektuar rregullat është një nder motot kryesore të UEFAs. Autoriteti kërkon që në lojë të ketë një zbatim drastik të të gjithë rregullave të të respektohen në detaje. Asnjë lëshim nuk është i favorizuar sipas autoritetit ku kërkon rregullsi. Ekipi që pritet të rrezikojë është Real Madrid, një rrezik i cili vjen përballë Arsenalit në Champions League.
Janë insoektorët e tikës ata që kanë nisur një hetim sa i përket këtyre rasteve. Inicimi i tyre kanë qenë disa video që kanë qarkulljar në rrjetet sociale ku shihen veprimet e pahijshme të lojtarëve të ndryshëm të Real Madrid.
Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Antonio Rudiger dhe Dani Ceballos gjatë sfidës të zhvilluar përballë Atletico Madrid në Champions.
Në këto video që qarkullojnë shihet Mbappe i cili kap organin gjenital pas penalltisë së shënuar. Ai këtë veprim e drejton drejt tifozëve të Atletikos, cka shihet si një veprim ofendues.
Dhe katër lojtarët e ekipit bashkohen në këtë festim, një veprim i dënueshëm. Ende nuk dihet si do të jetë masa e dënimit me një gjobë ose pezullim.

Rastet e mëhershme kanë treguar se për një veprim të tillë është ndërmarë një masë ndëshkimore ndaj Bellingham me një gjobë prej 30.000 euro dhe gjithashtu pezullim në një ndeshje.
Nuk dihet ende cila do të jetë masa që do të zbatohet dhe si do të jetë reagimi i klubit. Pasi ende është një rast në hetim, një mundësi kjo e favorshme për Arsenalin. Një mungesë e katër yjeve rrit shanset e mëtejshme për ta në këtë kompeticion. Ku Arsenal është duke synuar për një titull në këtë sezon.