UEFA, ka ndërmarrë ditët e fundit një vendim drastik sa I përket Crystal Palace. Ata kanë zgjedhur që ta largojnë ekipin nga sezoni I ardhshëm I Europa Ligë. Ishte pikërisht suksesi I tyre I këtij sezoni që e vendosi ekipin në këtë kompeticion europian. Por, duket se ëndërra e tyre për një rrugëtim në europë është ndërpreë, kjo si vendim I UEFA-s.
Në një njoftim zyrtar autoriteti ka dalë në një vednim drastik, që ka të bëjë me shkeljet që ka bërë klubi anglez. Anglezët janë cilësuar fajtorë për shkak se nuk kanë respektuar rregullin e pronësisë së shumëfishtë të klubeve. Aksioni kryesor I klubit, John Textor është njëherësh dhe Lyon klub I cili do të garojë në Eruopa Ligë. Një ndër parimet kryesore të saj është parimi I lojës së drejtë. Dhe në këtë rast me një pronar I cili zotëron dy klube ne një kompeticion ka një ndikim në zhvillimin e sfidave.

Më herët është disktuar rreziku që paraqiste Lyon në këtë sezon për një ndëshkim. Por, apeli vendosi që të zbënte këtë vendim duke ndërmarrë një tjetër. Tashmë, Crystal Palace është njohur me një vendim I cili do të ndikojë në të ardhmen e tyre. Gjithësesi, nga drejtuesi I klubit ka pasur tentativa të mundshme për të shitur një shumicë të aksioneve. Por, pa sukses duke qenë se deri më tani nuk është afirmuar asnjë prej.
Tashmë, ende nuk është e qartë nëse Crystal Palace do të ndjekë të njejtën mënyrë si Lyon për të apeluar vendimin. Gjithësesi, deri më tani vendimi I UEFA-s është në fuqi.