UEFA në një raport të rri, klubet më të shtrenjta

UEFA në një raport të rri, klubet më të shtrenjta

UEFA, ka prezantuar një raport të rri sa I përket shpenzimeve të ekipeve duke cilësuar një top katërshe se cila prej tyre është në majë të tyre dhe cili ekip do të cilësohet si më I shtrenjëti.

Raportimet e mbylljes së vitit financiar 2024, përcaktojnë Chelsea si një ndër ekipet më të shtrenjta ndonjëherë duke e vlerësuar me mbi 1.6 miliard dollarë. Ata me këtë rankim kanë lënë pas Real Madrid që dikur cilësohej si një ndër ekipet më të shtrenjta me 1.12 miliard euro. Në këtë listë përfshihen katër ekipe që e kanë koston e tyre mbi 1 miliard eruo ku të katërta ato janë pjesë e Premier Ligës.

Premier Liga prej kohësh është cilësuar si liga më e kushtueshme në botë dhe ky cilësim e vërteton këtë ku në krye qëndrojnë Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Arsenal. Lista nuk mbyllet me kaq për ekipet angleze duke qenë se deri në kualifikim e top 20 ka një seri ekipesh të tjera që bëjnë pjesë si Tottenham, Aston Villa, Newcastle, West Hami dhe padyshim zotëruesit e kampionatit Liverpool. Në këtë raport shihet qartë se 60% e ekipeve të cilësuara në top 10 janë të kampionatit anglez.

Ky raport sjell në fokus se të vetmet klube të europës që janë të renditura në top 10 janë: Real Madrid, PSG, Juventus, Inter. Me një merkato që sa u mbyll ku para është merkato e verës dhe në Premier Ligë priten hyrje të reaj dhe përforcime të të gjitha ekipeve. Gjatë merkatos së shkuar në verë ekipet shpenzuan më shumë se 2 miliard euro për blerejt e reja në ekipet e ndryshme të kampionatit.