Shqipëria mikpriti për herë të parë një event të madh të organizuar nga UEFA. Europiani I moshave u zhvillua në shqipëri një ndër eventet që është kontestuar më së shumti në arenën kombëtare. Fillimisht shumë prej sportdashësve në shqipëri e kanë cilësuar si të panevojshëm një orgaizim I cili ishte në bashkëpunim me serbinë. Kjo për vetë faktin se vendos ura komunikimi me një shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën. Jo vetëm kjo por, njëherësh është cilësuar si një event I cili nuk kishte rëndësinë e duhur sportive. Kampionati shqiptar u mbyll shumë më herët që I gjithë fokusi I organizimit të ishte në këtë event sportiv.

Pas të gjithë periudhës së orgaznimit të këtij eventi UEFA ka dalë me një deklaratë ku e cilën shqipërinë si një vend mikrpitës dhe me pasion për futbollin. Ka qenë pikërisht turneu I parë I kësaj rëndësie e cila është zhvilluar ku UEFA ka nxjerë në pah të gjithë dëshirën që kanë shqiptarët për futbollin. Një popull I cilësuar prej tyre që pas ndryshimeve ka një dëshirë të madhe për të ndjekur.
Kjo u pa dhe në ndeshjen ku shqipëria ishte përballë Portugalisë ku në stadium ishin të pranishëm rreth 8600 tifozë cka sjell kështu një interes të madh për të gjithë. UEFA, shpreh kështu në deklaratën e saj dhe mundësinë për organizime të tjera të ngjashme. Niveli I të cilave mund të jetë I njejtë por njëherësh mund të jenë dhe ngjarje që paraqesin një rëndësi më të madhe në fushën e futbollit.