Champions League sapo mbylli një fazë tepër të rëndësishme për të, faza e play off-eve për të përcaktuar cerekfinalistët u mbyll dhe tashmë kemi një panormaë të qartë se cilat ekipe janë duke luftuar për gjysmëfinale. Në dy përballje interesante janë zhvilluar gjatë kësaj jave ndeshjet e dyta duke përcaktuar kështu vijimin e tyre. Deri më tani u pa si një sfidë e cila prodhoi supriza dhe njëherësh spektakël për të gjithë ndjekësit.
Në fund të kësaj jave u përcaktuan po ashtu prej UEFA-s dhe skuadrat që ishin më pretendente në këtë sfidë duke garantuar kështu formën se si do të dukej ekipi më I mirë. Sterling shihet si një ndër protagonistët më të rëndësishëm ku ka fituar një vend në ekip gjatë këtyre përballje me performancën e tij në ndeshjen që pati Arsenal përballë PSV, sulmuesi anglez ishte vendimtar në këtë përballje duke asistuar në të dy golat duke përcaktuar kështu fituesin e sfidës dhe pse Arsenal vinte me një diferencë prej gjashtë golash nga përballja e parë. Tashmë topcinjtë do të kenë përballë Real Madird I cili u kualifikua pas një serie penalltish ku ende janë në diskutime se cfarë ndodhi dhe si cilësohet e gjitha.
Formacioni I plotë përmban: Donnarumma, Dumfries, Can, Asencio, Nuno Mendes, De Paul, Pedri, Asensio, Beier, Sterling, Kane. Donaruma në portë mund të cilësohet padiskutim si një ndër të duhurit në këtë formacion duke qenë se u cilësua gjithashtu si pjesë e duhur e fitores së PSG përballë Liverpool, ku arriti të shmangte plot dy goditje drejt portës. De Paul dhe pse nuk mundi që të kualifikonte ekipin e tij ishte tepër prezent në mesfushë në disa asise të shërbyera por pa sukses.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.