Kosova ka vazhduar kështu të shënojë një tjetër fitore historike dhe të rëndësishme përballë Suedisë. Dardanët të cilët udhëtuan drejt Goteborg për të zhvilluar ndeshjen e tyre në transfertë me Suedinë, mundën të siguronin një fitore. Triumfi I tyre dhe pse me një rezultat minimal 0-1, shënoi një fitore mjaft të rëndësishëm për suksesin e tyre. Tashmë, ekipi është shumë më pranë një mundësie për kualifikimin e tyre në Botëror.
Nën një atmosferë mjaft të zjartë u zhvillua kjo sfidë, ku Foda me përzgjedhjen e tij mundi të shënonte një tre pikësh fantastic. Ekipi në fushë tregoi një frymë bashkëpunimi dhe ishin mjaft kërkues gjashtë gjithë lojës. Organizimi dhe disiplina ishin faktorët që mund të distanconin këtë lojë dhe që dëshmuan për një Kosovë e cila ishte mjaft bindëse në fushë.

Goli I vetëm në këtë sfidë erdhi prej Asllanit I cili tregoi një vendosmëri në sulmin e tij. Sulmuesi mundi që një passim në zonë ta shndërojë në golin e vetëm të kësaj sfide. 22 vjecari dha një kontribut mjaft të madh në këtë sfidë. Duke rritur më tej mundësinë e kosovës për ‘’play off’’. Tashmë Dardanët janë të vendosur me shtatë pikë pas katër ndeshjeve.
Ekipi është vendosur në vendin e dytë të tabelës vetëm tre pikë më pak se kryesuesit e këtij grupi, Zvicrës. Pas kësaj ndeshje ishte UEFA e cila vlerësoi ekipin e Kosovës dhe bëri një urim për rrugëtimin e tyre në këto eleminatore. Kujtojmë se si një kombëtare e re Kosova është duke ndërmarrë një udhëtim mjaft të mirë.



