Kanë qenë pikërisht kërkesat e disa prej klubeve që e kanë bërë të mundur përcaktimin e një serie ndryshimesh. UEFA e ka vënë në dukje dhe I ka vlerësuar të gjitha këto duke sjellë një format më ndryshe. Ndryshimet priten që të vendosen gjatë periudhës së sezonit të ardhshëm Champions League 2025/2026.
Si fillim, ndryshimi ka të bëjë me faktorin fushë të ekipeve pjesëmarrëse. Ata synojnë që ndeshjet e fazës 1/16 të zhvillohen takimet e kthimit në fushat e tyre. Pra, ndryshimi do të prekët sezonin e ardhshëm ndeshjet e kthimit të play off. Ato do të zhvillohen ndryshe nga sezonet e tjera në fushën e ekipeve që dalin nga faza.
Nuk pritet të jetë ndryshimi I vetëm duke qenë se synohet gjithashtu që të preken dhe duelet e klubeve nga I njëjti vend. Në këtë sezon pamë përballje mes klubeve të të njëjtit vend ku ishte përballja e PSG me Brest, Bayern Munich I cili u vendos përballë Leverkusen. Ndërsa ndryshimet synojnë që këto përballje të bëhën vetëm në fazën cerekfinale dhe më tej.

Sipas UEFAs një tjetër ndryshim pritet të jetë për kohën shtesë në ndeshjet e Champions League. Duke qenë se sezonet janë tepër të ngjeshur dhe mund të ketë padyshim një seri ndeshjes që janë në javë. Ndryshimi do të jetë sa I përket kohës shtesë, deri në fazën cerekfinale nuk do të ketë një të tillë. Kjo më shumë synon që të jetë një mbrojtje për lojtarët dhe energjinë e tyre për ndeshjet e tjera të kompeticioneve të ndryshme pjesëmarrëse.