UEFA, vendim drastik ndaj një klubi, përjashtim 10 vjecar

UEFA, vendim drastic ndaj një klubi, përjashtim 10 vjecar

UEFA është duke ndjekur me dorë të hekurt të gjitha aferat që ka mundur të diktojë dhe të gjykojë gjatë kësaj periudhe. Organi drejtues ka kërkuar që loja e drejtë të jetë një ndër parimet kryesore, dhe është parë si një faktor që ka sjellë dhe një numër mbështetësish më të pakët. Kështu në ndjekje të parimit të saj ajo ka dhënë dhe vendimin e fundit që prek një prej ekipeve europiane. KF Arsenal Tivat është dënuar që të jetë jashtë futbollit europian për një periudhë 10 vjecare.

Ekipi Malazez është vendosur me një masë drastike pas një hetimi të gjatë që ka ndërmarë organi drejtues. UEFA ka vlerësuar se ka pasur rastet e shkeljes së parimeve në një ndeshje e cila është cilësuar si e trukuar. Ka të bëjë me një dalje të ekipit në sfidën përballë Alshkert FC ku ka pasur kështu një trukim të sfidës.

UEFA, vendim drastic ndaj një klubi, përjashtim 10 vjecar
UEFA, vendim drastic ndaj një klubi, përjashtim 10 vjecar

Në këtë vendim është parashtruar se ekipi KF Arsenal Tivat nuk do të marrë pjesë në asnjë prej turneve europianë që organizon UEFA. Të gjitha llojet e ligave që vijnë si organizim nga UEFA do të jenë të ndaluara për të në një periudhë e cila është e gjatë prej 10 vitesh.

Vendimi është kërkuar që të jetë I drejtë dhe ndëshkues për të qenë një masë e mirë parandalues për të gjitha ekipet që kërkojnë abuzim. Roli I saj është garantues I lojës së drejtë dhe është duke e realizuar më së miri këtë qëllim që është ndërmarrë. Deri më tani, bhëtë fjalë se ka dhe dy lojtarë që janë përjashtuar përjetësisht nga futbolli.