UEFA ka ndërmarrë një vendim në lidhje me veprimet e pahijshme të lojtarëve. Ka qenë vetë ekipi I Atletico Madrid I cili ka bërë një kallzim pranë institucionit, fillimisht ishin videot në rrjetet e ndryshme seciale të cilat vinin në duke veprimet që bënë një sërë lojtarësh. Sfida ishte me tensione duke qenë se kishte rëndësinë e kualifikimit në cerekfinale të UEFA Champions League.
Fillimisht në rrjet ishte video e festimit të Mbappe në lidhje me golin e tij. Festim ku dukej në video që ai prekte organin e tij gjenital. Ky veprim ishte në drejtim të tifozërisë së ateltico Madrid, duke u konsideruar si një shenjë fyese. Por, në këtë festim nuk ishte I vetëm Mbappe por dhe Antonio Rudiger, Kylian Mbappe, Dani Ceballos dhe Vinicius Junior.
Festime të pahijshme janë cilësuar këto nga UEFA, si një institucion I cili bën një vlerësim të futbollit dhe respektim të saj. Real ishte në tension në lidhje me këtë vendim duke qenë se është përballë një sfide të rëndësishme. Ata do të ndeshen përballë Arsenalit tashmë të pa cënuar. Ekipi do të jetë I plotë duke mos u prekur nga vednimi I UEFAS.

Institucioni më I lartë sportiv zgjodhi që të ishte thjeshtë një vendim I cili do të cëojë fondet Los Blancos. Gjoba është vendosur ndaj Antonio Rudiger me një vlerë prej 40 mijë euro. Por nuk do të jetë e vetmja pasi është dhe francezi Mbappe me 30 mijë euro. Këto janë vlerat monetare që janë parë të arsyeshme në lidhje me këtë dënim.
Tashmë, Carlo Ancelotti e ka të plotë ekipin në përballjen e tij përballë Arsenalit. Një sfidë e cila do të përcaktojë më pas gjysmëfinalistët e Champions League.