United 50 milion euro dhe yllin e ekipit për lojtarin e Real

United, ofron 50 milion euro dhe yllin e ekipit për lojtarin e Real

Manchester United I cili është në një pozitë aspak të favorshme, ka parë të udhës që të sjellë një ndryshim në mesfushën e saj. Ekipi për këtë lëvizje e ka të vendosur se cfarë dëshirën të afrojë në ekip. Kërkesa e tyre do të drejtohet drejt Real Madrid për të siguruar shërbimin e mesfushorit. Klubi anglez është I gatshëm që të ofrojë talentin e tyre Kobbie Mainoo dhe 50 milion euro. E gjitha kjo për të marrë pranë skuadrës së tyre Fede Valverdes.

Por, duket se do të jetë një marveshje jo shumë lehtë e pranueshme prej Real Madrid. Lojtari konsiderohet si një hallkë kyce në ekip dhe nuk mund të ketë nja kalim kaqë të lehtë. Urugajani ka mundur të ofrojë një shërbim mjaft të mirë ku dhe e bën që ekipi I tij të mos e ketë në planet e afërta largimin e tij.

United, ofron 50 milion euro dhe yllin e ekipit për lojtarin e Real
United, ofron 50 milion euro dhe yllin e ekipit për lojtarin e Real

Mainoo, është një tjetër lojtar I cili ka potencialin e duhur për zhvillim. Por, është konsideruar se nuk ka hapësirën e mjaftueshme për zhvillimin e tij në Manchester United. Në këtë sezon ai ka luajtur vetëm në tre ndeshje 76 minuta cka e bën të gjithë këtë shumë më të vështirë për lojtarin. Kërkesa e tij e mëhershme kishte qenë për një mundësi transferimi apo dhe huazimi.

Duke qenë se Real Madrid ka qenë në ndjekje të afërt të lojtarit është konsideruar pikërisht si një prej atyre prurjeve që do të mund të shërbejë më tej. Ndaj dhe United është treguar I vendosur për të sjellë një ofertë të tillë përballë Real Madrid.