United me një tjetër lojtar pjesë të dëshirës së tyre

Manchester United me një tjetër lojtar pjesë të dëshirës së tyre

Mateo Retegui, është sulmuesi I cili është vendosur në listën e dëshirave në Manchester United. Lojtari ka mundur të sigurojë një formë mjaft të mirë në qëndrimin e tij në Atalanta sezonin e kaluar. Po, ashtu dhe zhvendosja e tij drejt Al Qadsiah në këtë sezon ka vazhduar të sjellë një mundësi mjaft të mirë për të.

Al Qadsiah arriti të sigurojë shërbimin e tij për një vlerë prej 68 milion eurosh. Ishte pikërisht një marveshje e cila u konsiderua dhe si pika e kthesës për lojtarin. Periudha e tij e qëndrimit në atalanta e bëri lojtarin që të ishte po ashtu në qendër të vëmëndjes. Ai arriti të shndërohej në një golashënues të rëndësishëm në kampionatin Italian. Me 25 gola të shënuar dhe tetë asistime ai u vendos në listën e më të mirëve.

Manchester United me një tjetër lojtar pjesë të dëshirës së tyre
Manchester United me një tjetër lojtar pjesë të dëshirës së tyre

Edhe pse kalimi I tij në Lindjen e Mesme e largoi nga futbolli europian. Përsëri, Manchester United e ka konsideruar si një prej opsioneve që ata janë duke synuar në këtë sezon kalimesh. Qëllimi I ekipit është të sjellin në ekip një golashënues I cili është I provuar nga ku Retegui ka mundur të dëshmojë më shumë.

United ndër të tjera do të jetë mëse I gatshëm që të ofrojë për të një shum ëprej 60 milion euro. Shumë e ngjashme me atë që ai u transferua në Arabinë Saudite. Klubi Anglez e ka vlerësuar për formën e tij dhe kërkon që të jetë I sigurt me një transferim të rëndësishëm në sulmin e tyre.