Manchester United është duke kërkuar që të përforcojë ekipin e saj. Tashmë sytë e tyre janë drejtuar drejt një tjetër ekipi anglez. Chelsa është një mundësi që ata të përfotcojnë më tepër skuadrën. Një ofertë është duke u vlerësuar për afrimin e Nicolas Jackson. Vlera e parë e ofertës për afrimin e tij pritet të jetë 100 milion euro.
Djajtë të cilët janë vënë në lëvizje pas një sezoni jo të mirë kërkojnë që të jenë shumë më konkurues me afrimin e tyre. Në këtë afrim pritet të shërbejë dhe përmirësimi i sulmit të tyre. Shpesh në këtë sezon është cilësuar si një repart që e ka të nevojshëm një frymë të re. Jackon është duke u diskutuar si një mundësi që ata të vinë si më të fortë në këtë nisje sezoni. Lojtar për të cilin Chelsea ende nuk e ka konsideruar një afrim të tij.

Pavarësisht, se në këtë sezon ai nuk është se ka qenë në preferencat e trajnerit. Është konsideruar si një lojtar që Maresca nuk e ka vendosur në listën e tij të të preferuarve. Janë 100 milion euro në lojë që vlejnë për lirinë e tij.
Mediat e ndryshme angleze sjellin në fokus se Chelsea është duke e konsideruar një ofertë të mundshme për afrimin e tij. Një ofertë e mirë mund ta bëjë ekipim që të mendojë në lidhje me largimin e sulmuesit të tyre. Tashmë pas suksesit në Botërorin e klubeve do të dihet dhe vendimi që do të ketë klubi anglez në lidhje me largimin. 23 vjecari duket se do të ketë një largim të mundshëm.