Dayot Upamecano është shndëruar në një ndër temat më të nxehta në këtë sezon kalimesh. Lojtari I cili angazhohet me Bayern Munich është duke kaluar një formë mjaft të mirë dhe kjo ka bërë që të jetë në listën e disa ekipeve si një përforcim I duhur për ta. Mungesa e rinovimit ka ngjallur interesin e disa top klubeve të ndryshëm europianë ku e kanë konsideruar si një prej prurjeve më të rëndësishme për ekipin.
Mbrojtësi francez nuk është se ka mundur të jetë tërësisht I qartë për të ardhmen e tij duke qenë se kërkesa nga ekipi nuk është miratuar plotësisht. Upamecani në rast qëndrimi në Bayern ka kërkuar që klubi të miratojë për të një shumë më të majme sa I përket fitimit monetar. Lojtari kërkon një pagesë e cila pritet të jetë deri në 18 milion euro në sezon.

Po ashtu në nënshkrimin e tij ai është duke kërkuar nga klubi që të ketë një vlerë prej 20 milion euro si bonus. Klauzola e tij e lirimit pritet të ketë një shumë prej 65 milion euro. Bayern duket se është I gatshëm për të plotësuar dy pikat e para për lojtarin. Ndërsa për ta është një problem mjaft I madh klauzola e tij e lirimit.
Në lidhje me qëndrimin e tij është konsideruar e vlefshme dhe e mundshme angazhimi I drejtuesëve. Lojtari shihet si një potencial mjaft I rëndësishëm për suksesin në vazhdim të ekipit. Ndaj dhe mbajtja e tij në ekip është një ndër detyrat e tyre të rëndësishme.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.