Upamecano kushëzon për nënshkrimin me Real apo Barcelona

Upamecano kushëzon pagesën për nënshkrimin me Real apo Barcelona

Dayot Upamecano është qendërmbrojtësi i Bayern Munich i cili është konsideruar si opsion mjaft i duhur për disa ekipe të ndryshme. Forma e tij ka bërë që të tërheqë vëmëndjen në disa ekipe të rëndësishme të futbollit europian. Kontrata e tij skadon këtë verë dhe duket se rinovimi i saj nuk është aspak pjesë e dëshirës së tij. Francezi është duke kërkuar për një tjetër eksperiencë në karrierën e tij. Ndaj dhe zhvendosja shihet si një opsion mjaft i duhur për të qenë më aktiv.

I diskutuar ai opsion i mundshëm kalimi për disa ekipe të rëndësishme ndër to Real Madrid dhe Barcelona. Ai duket se është mjaft i qartë duke kërkuar që të përfitojë kështu një shumë të majme nga transferimi i tij. Upamecano është duke kërkuar për një pagë 16 milio euro në sezon. Cka shihet se do e bëjë një sfidë mjaft të madhe për klubet që janë duke u konaideruar si prioritare në këtë transferim.

Upamecano kushëzon pagesën për nënshkrimin me Real apo Barcelona
Upamecano kushëzon pagesën për nënshkrimin me Real apo Barcelona

Shkak për një mungesë rinovimi është bërë dhe kjo pagë që ai ka kërkuar ndaj Bavarezëve. Shihet si një shumë që struktura e klubit as nuk mund ta përballojë dhe ndaj shihet si opsion i vështirë. Por, kjo vështirësi duket se nuk haset vetëm për ta. Duke qenë se do të jenë ende të pamundur dhe klube të mëdha për shkak të financave të përballojnë mjë transfertë të tillë. Real Madrid dhe Barcelona dhe pse mund ta kenë një ndër opsionet e preferuara, mund të ndalen.