Uzuni, sërisht I pranishëm me një gol të rëndësishëm

Uzuni, sërisht I pranishëm me një gol të rëndësishëm

Uzuni është duke shijuar udhëtimin e tij drejt Amerikës, pas disa sezonesh në Spanjë. Vendimi i tij erdhi pikërisht pas një suksesi të padiskutueshëm në Granada. Një bum atje e shndëroj në një ndër yjet e ekipit, ku shërbeu si vendimtar në shumë ndeshje. Aspak e lehtë largimi nga Spanja për futbollistin e Kombëtares Shqiptare. Duke qenë se nuk u morr asnjë përgjigje pozitive sa i përket përkesës së tij për një pagë më të larte.

Marveshja e dështuar atje për të fituar më shumë, kërkesë kjo e drejtë nga ana e tij. Bëri që udhëtimi i tij të ishte i largët duke tesuar një tjetër kampionat. Ishin shumë ekipe që kishin interes për të por kusht ishte një transferim i cili konsiderohej i shtrenjtë për shumë prej tyre. Austin ishte i vetmi klub i cili arriti të përmbushë shumën prej 12 milion euro. Klubi i Granadës ishte dakort me këtë kalim dhe Uzuni gjithashtu.

Uzuni, sërisht I pranishëm me një gol të rëndësishëm
Uzuni, sërisht I pranishëm me një gol të rëndësishëm

Shndëruar në Granada si futbollisti i huaj që ka qenë golashënuesi më i mirë. Ai ishte premtues në këtë kalim të tij në Austin. Kjo është dëshmuar dhe në aktivizimet e tij të këtij sezoni, duke qenë se ai është bashkuar prej janarit.

Austin arriti të merrte një fitore të rëndësishme nadaj El Pasos. Uzuni ishte ai i cili arriti të shërbejë në një përmbysje. Ekipi arriti të sigurojë një fitore 3-2, e cila ishte e rëndësishme për fazën e 1/16 në US Cup. Ishte pikërisht Uzuni i cili arriti një barazim pas një avantazhi që gëzonte ekipi. Ai shprehet pas ndeshjes se është një fitore e rëndësishme dhe e nevojshme për ekipin.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.