Uzuni, sërisht vendimtar për suksesin e radhës së Austin

Uzuni, sërisht vendimtar për suksesin e radhës së Austin

Myrto Uzuni sërisht ka mundur të jetë vendimtar në fitoren e ekipit të tij. Austin FC arriti të triumfojë në udhëtimin e saj drejt Los Angels Galaxy, ku ekipi shënoi një rezultat 1-2. Sulmuesi I Kombëtares Shqiptare ishte sërisht pjesë e suksesit duke qenë vendimtar në këtë ndeshje.

Uzuni, arriti të shënojë një gol në minutën e 40 ku rezultoi të ishte dhe zhbllokimi I rezultatit për ndeshjen. Austinë kaloi në avantazh pas golit të shënuar nga sulmuesi I ekipit. Por, duket se kontributi I tij në këtë ndeshje nuk ngeli me kaq. Lojtari u kujdes më së miri që të arrinte të asistonte në minutën e 60.

Wolf ishte ai I cili gjeti portën pas asistimit të përkyer nga Uzuni I cili e coi ndeshjen me rezultat 2-0. Me një paraqitje mjaft të mirë ai dëshmoi dhe një herë se është I gatshëm të shërbejë dhe të ketë kontributin e tij në këtë ekip.

Uzuni, sërisht vendimtar për suksesin e radhës së Austin
Uzuni, sërisht vendimtar për suksesin e radhës së Austin

Me dy gola të shënuar deri më tani ai duket se ka nisur një rrugëtim mjaft të mirë në këtë sezon. Rezulton se nuk është pikërisht vetëm shënimi I golave por ai ka qenë prezent dhe në shënimin e dy asiseve që janë një faktor tepër I rëndësishëm për të përcaktuar formën e lojtarit.

Një fitore si kjo e djeshmja është mjaft e rëndësishme për suksesin e Austin Fc në këtë sezon. Ku synimi I tyre është një pozicionim sa më I lartë në Konferencën Perëndimore. Uzuni është duke u shndëruar kështu në një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.