FC Ferizaj ka mundur të sigurojë një marveshje të rëndësishme për qëndrimin në ekip të Valmir Nafiu. Lojtari i cili është bashkuar në sezonin e shkuar gjatë pranverës do të jetë dhe në sezonin e rri pjesë e skuadrës. Gjatë angazhimit të tij dhe pse të shkurtër ai ka mundur të shërbejë më së miri dhe të shndrohet në një pikë kyce për ekipin. Kështu Ferizaj me këtë qnëdrim mund të ketë më të lehtë arritjen e qëllimeve të saj.
Sulmuesi i cili vetëm në 16 ndeshje që morri pjesë arriti të shënojë katër gola. Nuk ishte shërbimi i vetëm pasi ai ishte prezent dhe me dy asistime. Kanë qenë pikërisht këto kontribute që e kanë vendosur të sigurt në skuadër. Kontributi i tij ishte mëse i nevojshëm për të siguruar më tej pikët e nevojshme të ekipit.

Nafiu, konsiderohet si një lojtar i cili ka përvojën e duhur dhe ekaperiencën për të shërbyer në skuadër. Në edicionin e rri ai nën urdhërat e Abazit pritet të sjellë një formë shumë më të mirë. Kjo sepse i është besuar një rol kyc ku do të ketë mundësi që të kontribuojë në vazhdim.
Ekipi përmes një statusi në rrjetin social e ka ndarë këtë lajm duke lajmëruar se ai do të jetë më tej pjesë e tyre. Vendimi i tyre bën që në ekip të kenë një lojtar i cili është i aftë të sjellë më të mirën. Me një eksperiencë të gjerë në disa klube ai do të ketë mundësi që më tej të shërbejë dhe kontributi i tij të jetë i vlefshëm në skuadër.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.