Valon Berhami shqyrton mundësinë e rikthimit në Watford

Valon Berhami shqyrton mundësinë e rikthimit në Watford

Ish mesfushori shqiptar Valon Berhami pritet të ketë një rikthim të bujshëm në Watfordi. Tashmë bëhët fjalë që qëndrimi I tij në klub të mos jetë në fushën e blertë. Ai do të ketë një rol të rëndësishëm drejtues në ekip. 40 vjecari pritet të jetë në krah të Gian Luca Nani si asistent I drejtorit sportiv.

Më herët ai ka qenë pjesë e ekipit duke luajtur për Watford. Ai ka qenë pjesë prej 2015 deri në 2017. Transferimi I tij atje erdhi pikërisht pas eskperiencës së tij në Hamburgu. Eksperienca e tij dhe vlerësimi e kanë bërë që ai të vendoset në këtë pozicion tepër të rëndësishëm.

Valon Berhami shqyrton mundësinë e rikthimit në Watford
Valon Berhami shqyrton mundësinë e rikthimit në Watford

Berhami është një ndër futbollistët I cili ka më shumë paraqitje në historinë e kombëtares Zviceriane. Ai ka pasur plot 83 paraqitje duke qenë gjithashtu pjesmarrës në katër Kupe Bote radhazi. Me karrierën e hershme që e nisi në Lugano duke pasur mundësi të eksperimentojë në qëndrimin në disa ekipe.

Eksperienca e tij me futbollin anglez ka nisur pikërisht në 2008 kur është bashkuar me West Ham. Me 63 dalje atje në Premier Ligë. Pasuese për të ishin pikërisht katër sezone fantastikë në Serinë A, ku ka qenë pjesë e Fiorentinës dhe Napolit. Ishin pikërisht eksperiencat e fundit përpara se ai të bashkohej më tej me Ëatford në 2015.

Ai atje zhvilloi 49 ndeshje duke u shndëruar kështu një ndër figurat më të rëndësishme të ekipit. Tashmë, rikthimi I tij si drejtues tregon për një vlerësim dhe si njohës I mirë I lojës ai pritet të sjellë disa ndryshime të rëndësishme.