VAR, do të ketë më shumë autoritet në Kupën e Botës

VAR, do të ketë më shumë autoritet në Kupën e Botës 2026

FIFA është e gatshme që me një tjetër autorizim të miratojë më shumë kompetenca ndaj VAR-it. Janë pikërisht kompetenca të cilat pritet të vihen në zbatim gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2026. Në këtë përfshihen ndërhyrjet në vendime për goditje nga këndi, po ashtu dhe shqyrtimet e kartonit të dytë të verdhë. Ndryshimet fillimisht do të kenë një periudhë prove,cka do të thotë se implementimi I tyre nuk do të jetë I menjëherëshëm në liga kryesore.

Janë pikërisht zyrtarë të FIFAs të cilat e kanë argumentuar këtë ndryshim si tepër thelbësor. Në turne të mëdha është parë e arsyeshme që të ketë një saktësi mjaft të madhe. Thelbësore është konsideruar që kjo ndërhyrje të jetë për momente vendimtare. Nga e cila pritet të preken, parandalimi I goditjeve nga këndi të dhëna gabimisht. Pikërisht janë këto të cilat mund të ndikojnë në rezultatin final të sfidave.

VAR, do të ketë më shumë autoritet në Kupën e Botës 2026
VAR, do të ketë më shumë autoritet në Kupën e Botës 2026

Këto prova me ndryshime të tilla pritet të prekin dhe një tjetër kompeticion mjaft të rëndësishëm. Kupa e Konfederatave është cilësuar si një tjetër opsion që do të ketë kështu këto ndryshime. FIFA ka zgjedhur që përmes këtyre kompeticioneve të shërbejë si një provë mjaft e rëndësishme për implementimin e rregullave. Si për shembull, Kupa Arabe është duke testuar një rregull që u kërkon lojtarëve të lënduar të largohen nga fusha për dy minuta. Janë këto ndryshime që pritet të sjellin kështu një lojë sa më të drejtë dhe të eleminojnë të gjitha pengesat.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.