VAR, me qendër fizike, investim I FSHF-së

VAR, me qendër fizike, investim I FSHF-së

Sezoni i ardhshëm sportiv për 2025/2026, pritet të vijë me një ndryshim tepër të madh për ekipet e Abisnet Superiore. Është pikërisht investimi i fundit që ka arritur të ndërmarrë Federata e Futbollit Shqiptare që lidhet me teknologjinë. Tashmë, qendra e VAR nuk do të jetë më e lëvizshme. Por, Shtëpia e Futbollit do të mirëpresë një prej investimeve më serioze të ndërmarë prej federatës. Bëhët fjalë për një qendër VAR e cila është ndertuar pranë këtij stadiumi.

Kjo do të shërbejë për sezonin e ardhshëm dhe është në dispozicion të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në të sa i përket Superiores. Nuk do të jenë vetëm ato ndeshje që do të mund të zhvillohen. Federata e hap më shumë gamën e saj të përzgjedhjes duke ofruar shërbimin dhe për ndeshje të Kategorisë së Parë.

VAR, me qendër fizike, investim I FSHF-së
VAR, me qendër fizike, investim I FSHF-së

Më tej do të jenë të përfshira në të dhe një seri e caktuar ndeshjes. Kjo do e shndërojë totalisht sezonin e ardhshëm futbollistik. Tregon dhe një herë seriozitetin që ka Federata në investimet e saj. Ata synojnë me këtë investim që të bashkohen më tej me kampionate të rëndësishme si ato angleze dhe italiane.

Interesi është për një lojë të drejtë ku do të synohet lehtësisht përmes një sistemi qëndror. Tashmë, Federata zgjedh që të ofrojë sherbime të cilat janë tepër të diferencuara dhe të garantojë në organizimin e lojës në mënyrën më të mirë. Përmes teknologjisë arbitrat do të jenë në gjendje të kontrollojnë në mënyrë direkte të gjitha rastet e dyshimta në fushën e lojës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.