VAR së fundmi ka publikuar disa prej statistikave të cilat kanë të bëjnë me sezonin e 20204 dhe 2025. Janë pikërisht këto statistika të cilat tregojnë për një ndëryrje të VAR gjatë sezonit në La Liga. Kjo është pikërisht një e dhënë e cila nxjer një histori ndryshe për Real Madridin. Sipas raportimeve të publikuara sjellë në foksu se VAR a vendosur një rekord prej 189 ndëryrjesh në këtë sezon. Gjatë këtij sezoni sistemi ka ndërhyrë dhjetë herë më shpesh se sezoni I mëparshëm 2022/2023.
Real Madrid ishte pikërisht ekipi I cili kishte më shumë ndërhyrje, duke e penalizuar ekipin me 16 ndërhyrje. Ishin pikërisht këto ndërhyrje të cilat nuk ishin në favorin e tyre. Ndërkohë për kampionët e La Ligës në këtë sezon ka qenë krejtësisht e kundërta, Barcelona ka mundur të përfitojë nga 16 ndërhyrjet që janë bërë ndaj saj. Ekipi ka vendosur në favorin e saj nëntë prej tyre. Duke lënë vetëm shtatë prej tyre në anën e kundërt.

Kjo statistikë ka treguar dhe njëherë se shumë prej mediave sportive kanë cilësuar një Real që ka qenë I favorizuar. Por, janë pikërisht shifart që na sjellin të kundërtën në këtë statistikë. Ajo tregon gjithashtu një rritje të gabimeve që gjyqëtarët kanë bërë. Njëherësh, varësinë e tyre për të pasur mbështetjen e VAR në vendimet decizive të cilat kanë marrë. 86 janë penalltitë që janë akorduar, 40 karton të kuq, 62 gola të pranuar dhe 40 të anulluar. Megjithatë, struktura e UEFA-s ka bërë një deklarim më herët se do të ketë një ndryshim në mënyrën se si VAR do të vendoset në funksion sezonin e ardhshëm.