FIFA ka bërë të ditur vazot për shortin e Kupës së Botës 2026. Eventi që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të sjellë më tej shpresë për Dardanët në një kualifikim të mundshëm. Tashmë, ata janë njohur me kundërshtarin e tyre në play off për të bërë të mundur më tej një tjetër kualifikim. 26 Marsi pritet të jetë sfida e tyre e radhës ku do të jenë përballë Sllovakisë për të tentuar dhe një hap në këtë kompeticion.
Një tjetër fitore për ta do e bëjë ekipin që të jetë përballë ekipit fitues në përballjen mes Turqisë dhe Rumanisë. 31 marsi do të jetë sfida e tyre finale për të siguruar kështu më tej një tjetër mundësi. Me një fitore në këtë ndeshje do të jetë Kosova e cila siguron kështu një përfaqësim mjaft historik në përfaqësimin e Botërorit 2026.

Kosova nëse e realizon këtë hap do të jetë e vendosur në vazon e katërt. Në këtë vazo do të jenë po ashtu dhe tre ekipet që do të dalin nga play off-et. Vazoja e parë mban emra si Kanada, Meksikë, SHBA (pritëse), Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.
Në vazon e dytë janë Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japoni, Senegali, Iran, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria dhe Australia. Ndërsa në vazon e tretë, vend kanë zënë Norvegjia, Panamaja, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut. Shorti pritet të mbahet në 5 dhjetor ku do të njihen kundërshtarët e mundshëm.



