Mallorca është duke u ndeshur me vështirësitë e sezonit në La Liga. Përballja e saj e fundit me Barcelonën shkoi në një humbje minimale, 1-0. Pavarësisht, investimit të sulmit në një seri aksionesh ishte pikërisht gardiani i portës që ndali hovin e tyre. Në kuadër të sezonit të ardhshëm dhe një ekipi që të jetë më kompetitiv ata kanë marrë një aksion në përmirësimin e tyre. Në këtë përfshihen njënseri ndryshimesh që mesa duket prekin repartin e sulmit për ekipin spanjoll.
Drejtori sportiv i ekipit, Pablo Ortells në deklarimet e tij të fundit i pyetur në lidhje me largimet ka lënë të hapur cdo mundësi. Vedat Muriqi është pjesë e sulmit të Mallorca. Udhëtimi intij drejt La ligës mendohej se do të iahte i shtrirë në kohë. Lojtari i kombëtares së kosovës ka dashur që të kishte një investim më të gjatë në ekipin spanjoll. Por, në daljet e fundit duket se gjërat nuk janë duke shkuar sic duhet. Mungesa e bisedimeve në lidhje me rinovimin e bëjnë që ai të mos të jetë tepër optimist.

Vlerësimet nga drejtori sportiv kanë qenë për sulmuesin, duke e vlerësuar të gjithë kontributin e tij në kohë. Por, me një kontratë ende të vlefshme ai shihet si pjesë e ekipit duke mos e vënë në diskutim një largim të mundshëm. Cyle Larin dhe Abdon Prats janë dy sulmues të tjerë të ekipit të cilët janë pjesë e tyre.
Qëndrimi i tyre varet prej afatit kalimtar, duke cilësuar se ekipi mund të shkojë drejt përmirësimit. Kalimi i afatit kalimtar për transferime mund të vendosë më tej për fatin e tyre.