Komisioni Disiplinor I Federatës Spanjolle të Futbollit ka ndërmarrë një akt sa I përket largimit të Sulmuesit Kosovar Vedat Muriqi. Muriqi ishte ai I cili kreu një ndërhyrje të parregullt duke sjellë kështu dhe ndëshkimin e tij me karton të kuq. Ishte pikërisht ndeshja e parë ku ekipi I tij Mallorca humbi përballë Bercelonës me rezultatin 3-0. Ndeshja e cila zhvillohej në xhiron e parë të këtij sezoni të Premier Ligës.
Por, ishte Muriqi I cili në aksion e cipër për të ndryshuar rezultatin e kësaj sfide bëri një ndërhyrje e cila ishte e padrejtë. Ai e ngriti këmbën dhe e goditi në kokë portierin e Barcelonës, Joan Garcia. Me këtë lëvizje ai shkaktoi kështu një të enjtur të madhe në faqen e portierit katalanas. Ishte një ndërhyrje e cila fillimisht u ndëshkua me kartonin e verdhë. U desh ndërhyrja e VAR për të përcaktuar se ishte një ndërhyrje që do të duhej ndëshkohej me karton të kuq.

Pra, me këtë karton të marrë ai është ndëshkuar duke mos marrë pjesë kështu në ndeshjen e rradhës e cila do të jetë përballë Celta Vigos. Ndeshja e radhës do të jetë tepër e rëndësishme për ekipin e Mallorca për të vendosur një nisje më të favorshme në këtë sezon. Duke qenë se kanë bërë një seri përforcimesh në këtë sezon të rri. Ku është dhe një tjetër shqiptar që është angazuar me ta, Marash Kumbulla. Riaktivizimi I tij me Mallorcën e bën që Muriqi të gëzojë një vend shumë të rëndësishëm në ekip.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.