Vedat Muriqi, nuk di të ndalet në La Liga

Vedat Muriqi nuk di të ndalet në La Liga

Edhe pse ekipi I tij nuk mund të siguronte një tre pikësh në sfidën e tyre ndaj Espanyolit, sërisht Muriqi u cilësua si “Lojtar I ndeshjes”. Mallorca humbi në javën e tretë të La Ligës përballë Espanyolit 3-2. Por, ishte sulmuesi Kosovar I cili arriti të shënojë dy golat e ekipit. Forma e tij mjaft e mirë dhe kërkesa për të shënuar e bëjnë atë që të renditet në mesin e më të mirëve.

Si fillim ai arriti të shënojë nga pika e 11 metërisht. Në minutën e 46 ai arriti të shënojë golin e parë pas një penalltie të akorduar për ekipin e tij. Më pas në minutën e 65 ai arriti të barazojë përkohësisht rezultatin. Një goditje me kokë e bëri shumë më të thjeshtë për lojtarin që të ndryshojë rezultatin.

Vedat Muriqi nuk di të ndalet në La Liga
Vedat Muriqi nuk di të ndalet në La Liga

Muriqi I cili rinënshkori në këtë sezon një kontratë që e lidh më tej me ekipin arriti të dëshmojë formën e tij. Dhe në sezonin e shkuar ai ishte protagonist në shumë prej ndeshjeve që zhvilloi skuadra e tij. Lojtari I cili është më I paguari në ekip ka sjellë dhe një herë në fokus se është pikërisht forma e tij që e lejon këtë vendosje.

Gajtë ndeshjes së djeshme në 90 minuta që ai ishte pjesë e lojës arriti të shënojë 13 goditje drejt portës. 21 pasime të sakta ishin prej tij, po ashtu dhe 16 tentativa që ai kishte mundur të fitonte. Protagonist në atë sfidë ai u vlerësua me pikët më të larta duke e vendosur në mesin e më të mirëv në La Liga.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.